SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fond ekstra për bregdetin dhe Taskforcë në ndihmë të bashkive

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “do të vendosim një fond ekstra për bregdetin dhe do krijojmë një Taskforcë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit që do t’iu vijë në ndihmë bashkive”.

Në fjalën e tij në kuadër të Planit të Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë, të zhvilluar në Pyllin e Sodës në Vlorë, Rama tha se “ashtu sikundër në buxhetin e ardhshëm do të jetë përsëri çdo këshill bashkiak që do ta rrëzojë buxhetin e kryetarëve të bashkive në rast se taksa që mblidhet për administrimin e plazheve private nuk do të shkojë për të garantuar pastrimin në të gjithë zonën jo vetëm në ato katrorët,  që administrojnë subjektet private”.

“Pika më e nxehtë në gjithë këtë proces është edhe pika më e rëndësishme dhe strategjike për turizmin dhe ekonominë sot, turizmin malor e kemi në hapa shumë përpara seç është bregdeti. Është e patolerueshme që kryetarët e bashkive bregdetare ta konsiderojnë pastrimin si një punë angari. Kjo është puna e punëve për kryetarët e bashkive bregdetare”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “mirë nga njëra anë e kemi një problem por ajo është histori më vete, që vazhdon të torturojë qytetarët ndarja e padrejtë e plazheve mes hapësirës për publiku dhe privatin por edhe aty ku ndajnë copën e luanit për subjektet private paratë që prodhohen nga taksa nuk shkojnë për të garantuar higjienën e plotë në të gjithë zonën jo thjesht në vijën e rërës”.

“Pika tjetër është ndotja e madhe që bëjnë bizneset, hotelet, restorantet, të cilat i hedhin mbetjet duke krijuar ata vetë pika të paligjshme nuk do të lejohet më dhe tolerohet me asnjë biznes në bregdet që nuk do t’i nxjerrë mbetjet e veta të paketuara përpara zonës ku bën aktivitetin në një orë të caktuar., Nga ana tjetër bashkitë bashkë me Taskforcën duhet të organizohen që brenda një ore në fund të ditës, të grumbullojë të gjitha mbetjet”, nënvizoi Rama.

Duke u ndalur tek qyteti i Vlorës, Rama theksoi se “Vlora në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, për rritjen e aktiviteteve të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave, rritjen e xhiros është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin të njerëzve dhe indiferencën lapidare të bashkisë, që është bashkëabuzese”.

“Këtu nuk ka nevojë për ushtri dhe vullnetarë, apo që të vij unë e gjysma e qeverisë, por mjafton kryetari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë dhe duke i thënë qytetarëve ‘mos na ktheni prapë këtu’, pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më asnjë plehër tjetër”, – tha Rama.///

error: