Kryeministri Edi Rama pas fjalës së mbajtur në Vlorë në kuadër të Planit të Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë, iu bashkua aksionit të pastrimit në “Pyllin e Sodës”.
“Kur i ke duart e mëdha e s’gjenden vërdallë dorezat e duhura, ke dy rrugë: O të lesh punën e të bësh sehir, o të bësh punën e të lash duart mirë”, tha Rama.
Aksioni për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë do të vijojë në të gjithë vendin, ndërkohë që Kryeministri Rama kërkoi nga kryetarët e bashkive të mbajnë pastër territorin e bashkive, pasi sipas tij “është e patolerueshme që mbetjet të grumbullohen mes rrugës”.
Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se do të vendoset një fond ekstra për bregdetin dhe do krijohet një Taskforcë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit që do t’iu vijë në ndihmë bashkive.
Nuk është hera e parë që Kryeministri Edi Rama merr pjesë në pastrimin e territorit. Gjatë verës Rama u ndal në një fushë sportive në Lungomare, në qytetin e Vlorës, ku pastroi ambientin nga mbeturinat e lëna në fushë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi