Në të gjithë vendin situata e krijuar nga zjarret është përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.
Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen ndaj Forcave Komando, të cilët pastruan vatrat e zjarrit gjatë gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga puna e Forcave Komando, që kanë punuar gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes për shuarjen plotësisht të zjarreve.
“Një falënderim i posaçëm me mirënjohje për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10 km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, theksoi Rama.
Pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave sot situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive./(Klodi SARAÇINI)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota