Saranda një nga qendrat turistike më tërheqëse në jug të Shqipërisë, për turistët e vizitorët e shumtë po vizitohet nga jahtet luksoze dhe velierat këtë sezon turistik.
Drejtori i portit të Sarandës, Alket Qendro, tha për ATSH-në se “që prej janarit të këtij viti deri në 30 qershor portin e Sarandës e kanë vizituar 163 jahte luksoze dhe veliera”.
Sipas tij, gjatë muajit qershor është vënë re një fluks i kroçerave dhe jahteve turistike. “Nga 1-30 qershor portin e Sarandës e kanë vizituar 100 jahte dhe veliera. Ndërkohë që java e fundit e muajit qershor ka qenë me intensitet të lartë ku janë përpunuar disa jahte dhe veliera”, theksoi Qendro.
I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI