Ish-i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, uroi sot festën e Pavarësisë me një fakt interesant të botuar nga revista e ilustruar e Vjenës “Das interessante Blatt” në faqen e parë të saj më 30 nëntor 1912 për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Revista e ilustruar e Vjenës “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj të datës 30 nëntor 1912, ka botuar një pikturë të bukur, sipas një skice dhe shumë domethënëse për aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në qytetin bregdetar të Vlorës. Aty shihet flamuri kombëtar dhe Ismail Qemali i rrethuar nga kleri fetar dhe përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare duke u përshëndetur me entuziazëm nga vlonjatët”, shprehet Ukshini.
“Legjenda e fotos është kjo: “I rrethuar nga priftërinj dhe përfaqësuesit e shquar nga të gjitha pjesët e Shqipërisë, Presidenti i Përkohshëm Ismail Kemal Bei e shpalli pavarësinë e vendit në brohoritje të stuhishme të popullit të Valonës”, thotë Ukshini./atsh///
ME SHUME LAJME
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Mbi 17 milionë vizitorë në Shqipëri deri në shtator, rreth 10 milionë ishin turistë të huaj
POETËT PA POEZI