Nga SH.HAJNO
Ndryshe nga vitet e tjera në Sarandë dhe Ksamil. motorët e turizmit janë ‘ndezur’ prej ditësh dhe janë në gatishmëri pritjeje për mijëra turistë vendas e të huaj.
Në përgatitjen e madhe në një hapësirë gjeografike me prioritet numër një turizmin, Bashkia, operatorët turistikë dhe subjektet e tjera private, kane secili peshën dhe rëndësinë e vet.
Ksamili sapo organizoi Festën tradicionale të Midhjes dhe Saranda është në çastet e fundit të çeljes zyrtare te sezonit veror turistik (Saranda ështe destinacion gjithëvjetor turistik)
Njësitë akomoduese dhe shërbimi i bar restoranteve kanë rekrutuar tashmë jo pak të punësuar nga vendet aziatike dhe tek kalon në mbrëmje ‘paradën’ e shëtirores “Naim Frashëri” buzë detit me lokalat e reshtuara, ndeshesh me personelin e ri që të fton të provosh shijen e detit me gatime fantastike ose një burrë të ftohtë apo akullore.
Bar restorant ‘Centrali’ dhe ‘Vila Mare‘ spikatin për performancë joshëse për çdo kategori frekuentusish dhe tuiristësh.
Diku një burrë me ngjyrë, të ofron të ulesh në lokalin përmbi. Të njëjtën gjë, bën edhe nje grua me ngjyrë me kaçurela që bart në pamje e saj diellin e nxehtë të vendeve tropikale.
Kudo ka nje ritëm të pazakontë. Majtas e djathtas shëtitores ka gjallëri. Plazhi i Centralit dhe ai te bulevardi “H.Tahsini”, ofrojnë kushte më të mira dhe kullat e vrojtimit tashme jane gati


Sot një nga krocierat më të mëdha (mbi 100 m e gjatë) ka prekur kalatën kryesore të Portit detar Sarandë, duke okupuar krejt gjatesinë prej 100 m.
Ndryshe nga here të tjera kur korcierat ankorohen ne Gjirn e Sarandes dhe nga deti turistët trasportohen drejt kalatave të Portit me varka, duke humbur jo pak kohe fizike e duke i mërzitur turistët, sot krocera ‘testoi‘ kapacitetin real të Porti turistik në Sarandë.



Pa humbur kohë flota turistike e autobusëve ishte rreshtuar para mbërritjes së korcerës duke mundësuar lehtësirat e kalimit te turistëve drejt destinacioneve të ndryshme:






nga qyteti bregdetar drejt Butrintit, këtij diamati dhe magneti turistik të Sarandës. mikrokozmos i famshëm arkeologjik botëror dhe pasuri e UNESCO-s, po edhe drejt pikave dhe vendeve të tjera traktive si Gjirokastra gjithashtu magnet i përhershëm për turistët, nga çdo cep i globit./SARANDANEWS.AL///
Në[ Satandë
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade