–Nga Shkëlqim HAJNO –.
- ËNDRRA E KEQE DHE ZHGJENDRRA



Ëndrra e keqe ka mbetur pas, bashkë me imazhet e padenja të rrugës plot baltë e pluhur saharian, zhurmave dhe erës së padurueshme të karborantit të padjegur nga makinat e autobuzët që duhej të ishin jo në mes të kësaj mrekullie ku e ka folenë bukuria, por në varrezat e makinave për skrap.



Njeriu relaksohet realisht tek përshkon një rrugë 2 km të shtruar vetëm me ‘pllaka guri ‘për këmbësorë, ( apo ‘pedonale’ siç e përdorin ne menyrë papagallore, zyrtarët në italisht, këtë fjalë, që nga Kreu I Qeverisë e më poshtë..)
Ka korsi për biçikleta dhe pritet që në një të ardhme të afërt, të funksionojë këtu për njerëzit e pamundur ose të tjerë qe deshirojne, edhe alternatia e një udhëtimi me minitren, në miqësi me mjedisin, pa karborant, me energji nga bateritë (siç I përdorin në disa mjedise fqinjët tanë veriorë të Malit të Zi,se paku.
Tani, këtu bëhen përgatitjet e fundit. Po përfundon ndriçimi modern i rrugës për të prekur një realitet të ri, larg ëndrrës së keqe që ka mbetur pas, bashkë me kronikat televizive dhe fotot që dëshmonin keqmenaxhimin proverbial.





2. VIZIONI PËR NJË OAZ ‘NE PAQE‘
Nëse do të kërkosh ‘me qiri’ në jug të Shqipërisë një oaz,me standart, si destinacion dinjitoz turistik, vërtet përëndimor , ai,padyshim është Butrinti antik, i mbështjellë me mjegullën e miteve, legjendat dhe historitë e mpleksuara në mënyrë organike me një botë bimore e pyll të egër pothuaj të virgjër, qe te bëhet se vjen nga koha e Eneas.
Në Syrin e Kaltër, sot po tentohet një tjetër standart, mes ‘botës’ magjike të gjelbërimit, ku, sapo ke vënë këmbën në hyrje, e kupton, e ndjejn, se po thith vetëm ajër të pastër, sikur je në mal të Sopotit apo sipër, në fushën e Çajupit.
3. SHËRBIMET SOT

Nëse bën listën e dikurshme se çfarë mungonte më parë në Parkun e Syrit të Kaltër, në kohën kur ‘s’e mori vesh qeni të zonë’; ajo, është e gjatë.
Sinjalistikë e çalë dhe jashtë standarteve të njohura në botë për resurse të tilla. Amatorizëm, mungesë e ‘llahtarshme’ e pikave hidrosanitare dhe, shumëçka tjetër.
Sot, po përfundon ndriçimi modern në krejt gjatësinë prej 2 km nga argjinatura (Ura) të Liqeni I Syrit e deri në pikën fundore.
Turisti që mbërrin këtu, vetëm, në shoqëri, me familje apo grupe të organizuara, mund të ulet denjësisht në dy lokale (dhëntë zoti të mos bëhen tre…)
Turisti shqiptar apo I huaj, mund të frekuentojë mjedise të larmishme, nën shushurimën e ujërave të kristalta dhe në botën e mbretërisë së gjelbërimit, mes pemëve të botës së egër dhe habitateve atraktive, duke përshkuar rrugica e shtigje, më parë inekzistente dhe, pikën e kundrimit e soditjes të Syrit me bukurinë e blusë së ujit të kristaltë qe vjen si nga zemra e tokës.
Mund të kalosh edhe në ura me hark permbi rrjedhen e poezise se lumit Bistica qe ketu merr hovin e pare per te vijuar udhen neper ultesiren e Vurgut deri ne det, ne Gjirin e Sarandes.
Tani, urat jane të sigurta për jetën e çdo moshe njeriu.
Në një vend të dukshëm, janë ndërtuar mjediset e denja hidrosanitare sipas standarteve që has edhe në vende të tjera turistike të botës.


4. SINJALISTIKA
Në një transmetim live të faqes sarandaneës.al, të datës 7 maj, shihet një gjë e ndaluar për Syrin e Kaltër:
Një I ri që zhytet të lahet në vendin magjik të burimit të Syrit, unikal për nga bukukuria dhe bluja e thellë.
Por ironikisht, I riu që u zhyt në ujëra, këtë herë nuk ishte shqiptar.
Por kudo ende, nuk të zë syri një sinjalstikë në shqip dhe anglisht ; sinjalistikë se: çfar lejohet dhe çfarë nuk lejohet ketu.
Të shpresojmë që Admnisrata e Zonave të Mbrojtura e Qarkut Vlorë që ka atributet e menaxhimit professional dhe ekspertizën për të këtë Park; të nxitohet e të instalojë tabelat sinjalistike sipas standarteve të njohura në shqip (dhe anglisht.)
Të vendoset së pari, në kryet të ‘portës’ që hyn në Park, tabela kryesore e këtij artaksioni të madh ekoturistik, me skemat dhe sinjalistikën apo spjegimet e nevojshme.
Administrata e Zonave të Mbrojtura e Qarkut Vlorë që I bën mirë seminaret e promovimit dhe sensibilizimit të vlerave të zonave të mbrojtura, duhet të ‘kapë’ kohën për të paraprirë me tabelat sinjalistike dhe trajnimet e e nevojshme tee punonjësve dhe pse jo, edhe të vullnetarëve që duan të kontribuojnë në këtë Park Nayror.
5. SFIDAT

E para sfidë është jo dita e përurimit të këtij investimi dinjitoz, por e nesërmja dhe, çdo ditë pas këtaj.

Sepse, mund të pritet elektronikisht bileta e hyrjes për në Parkun e Syrit të Kaltër, po si do të funksionojnë “sytë” e kontrollit të përdoruesve dhe shijuesve të kësaj pasurie?

Sepse, një investim me miliona euro mund të bëhet bukur deri në çastin e gërshërës që pret shiritin, por sjellja jonë, dmth edukimi, për qasjen mjedisore nga të gjithë, si do të monitorohet?
Njeriu I lumturuar dhe I dehur nga mbretëria e natyrës dhe ujerave, do të ulet në piknik dhe mund të konsumojë birra psh , por plastikat dhe kanaçet do t’I flakë siç ka ndodhur në raste rëndom, madje, duke flakur tej në mes të gjelbërimit të pamatë, edhe kockat e mishit të pjekur, si dikur pararendësi ynë I neandertalit prehistorik…??!!

Parku është edhe një guidë apo mjedis që edukon.
Ai, është njëherazi edhe një kopsht gjigang “botanik” me florën edhe faunën , me habitatet dhe gjallesat.
Kanë nisur trajnimet e menaxhuesve në terren të kësaj pasurie?



POR ajo që kemi sot, mrekullisht është një tjetër qasje dhe tjetër vizion, që të pasuron , e te qetëson duke e shijuar nën këngët e bilbilve sipër në pyllin që sundon këtë mjedis, dhe, nën korin e bretkosave poshtë në liqenin e madh , në këtë oaz, ku, dora e njeriut vertet me një tjetër vizion, përiqet dhe e ka prurë si një aset dhe mikrokozmos të madh ekoturistik.//SARANDANEWS.AL///




ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade