Ndërsa vendi ynë ditët e fundit gjeti pak “paqe” nga vala e të nxehtit, meteorologjia Tanja Porja nuk na jep lajme dhe aq të mira. Ajo u shpreh se tre ditët në vijim, e premte, e shtunë dhe e diel, do të përballen me temperatura më të larta sesa java që lamë pas.
Mbi 38 gradë Celsius, temperaturat do të jenë në qytete si Berati, Elbasani dhe Gjirokastër, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë më e freskët.
Era do të bëhet problematike, do të fryjë 40-45 km/h, kryesisht në hapësira detare dhe brigje. Por duke qenë se vendi ynë ka disa vatra aktive, mund të ndihmojë në përhapjen e flakëve dhe të vështirësojë punën e zjarrfikësve.
Sipas Porja-s, pritet që gushti të jetë i nxehtë. Megjithatë, java tjetër do të jetë sërish freskim moti dhe ulje temperaturash.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI