Projekti rajonal mbeshtetur nga GIZ gjerman për parandalimin e mbetjeve detare shtrihet edhe 3 vite te tjera. Në kete projekt, krahas disa bashkive nga Ballkani Perendimor perfshihen edhe bashkia e Finiqit dhe ajo e Lezhes ne Shqiperi.
Nder partneret lokal te bashkive ne kuader te projektit te GIZ, jane edhe organizatat mjedisore te shoqerise civile, perkatesisht Qendra AJMMI (Sarande) me Finiqin dhe Milieukontakt (Tirane) me Lezhen.
Ne nje takim rajonal zhvilluara ne Shengjin te Lezhes, me pjesemarrje tre vendeve perfituese, koordinatori shqiptar i Projekti te GIZ Gavrosh Zela, ka informuar mbi ecurinë dhe arritjet e te gjithe aktoreve e përfshires ne projekt me devizen: LOW PLASTIC ZONE.
TIRANË, 28 maj /ATSH/ GIZ gjerman përmbylli fazën e parë të një projekti rajonal katërvjeçar në fushën e parandalimit të mbetjeve detare në Ballkanin Perëndimor (MLP) dhe njoftoi për nisjen e një tjetër projekti 3-vjeçar, duke përfshirë edhe Kosovën.
Në fazën e parë të projektit 4-vjeçar u përfshinë bashki të ndryshme nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.

Christine Koenig, menaxhe gjermane e projektit të GIZ.
Për të shprehur vullnetin dhe objektivat e projektit palët nënshkruese firmosën gjatë kohës së zbatimit dy dokumente të njohura si Deklaratat e Ulqinit, ku palë firmëtare nga Shqipëria ishin bashkitë e Lezhës dhe Finiqit.
Pas një takimi rajonal përmbyllës të fazës së parë të projektit nga Shëngjini (Lezhë), menaxherja gjermane e këtij projektit të GIZ, Christine Koenig, u shpreh për ATSH-në se ”pas një periudhe katërvjeçare ne mund të themi me kënaqësi se kemi arritur të ndikojmë në 350 mijë qytetarë në nivel lokal, nacional dhe në rang rajonal, duke rritur ndërgjegjësimin e tyre dhe duke mbështetur me disa pajisje për menaxhimin e mbetjeve, duke mbështetur me trajnime, monitorime të menaxhimit të mbetjeve plastike, me pastrimin e plazheve, mbjelljen e pemëve, si dhe duke krijuar disa qendra komunikimi me publikun, etj”.

Sipas Christine Koenig, “përmes kësaj iniciative synojmë parandalimin e mbetjeve dhe transmetimin e tyre në det. Ne kemi kontaktuar 967 biznese në bashkitë e Lezhës, Finiqit në Shqipëri, në Neum dhe Trebinjë në Bosnjë Hercegovinë dhe Ulqin, Mali i Zi për iniciativën Low Plastic Zone (Zonë me plastik të ulët) dhe 477 vullnetarë kanë reduktuar përdorimin e qeseve plastike në bizneset e tyre të përditshme”.

“Nga një auditim në Lezhe rezulton se ky reduktim ka qenë deri në 36 për qind gjatë sezonit të implementimit. Janë nënshkruar edhe dy deklarata, Ulqin 1 dhe 2, ndërmjet qeverive lokale duke synuar parandalimin e mbetjeve detare. Së fundi, qeveria shqiptare është përfshirë në një fushatë të gjerë për ndalimin e qeseve plastike”, vuri ne dukje Christine Koenig.
Lidhur me projektin e ri që do të zgjasë për tre vjet, ajo tha se ky është një projekt rajonal.

“Ne, do të vazhdojmë të punojmë me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën por do të shtojmë gjatë kësaj faze edhe Kosovën. Gjithashtu është parashikuar të bëhet një platformë rajonale që do të synojë shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive ndërmjet këtyre vendeve. Projekti do të punojë në diagramën e mbetjeve por gjithashtu, do të synojë edhe targetgrupin e prodhuesve për ndërgjegjësimin e tyre”, u shpreh ajo.
“Projekti nuk do të punojë me pesë bashki partnere por do të zgjerohet edhe me organizata të ndryshme të shoqërisë civile mjedisore”, tha për ATSH-në menaxherja gjermane e këtij projektit të GIZ, Christine Koenig. /ATSH///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade