Gjatë sezonit turistik, Saranda do të këtë në gadishmëri edhe 3 qendra shëndetësore verore, me të gjitha kushtet e nevojshme he masat që dikton protokolli i sigurise.
Kjo u bë e ditur për Radion “Saranda ” dhe www.sarandanews.al, nga drejtori i Shëndetit Publik në qytetin bregdetar, dr.Arjan Kalcuni.
Sipas dr.Kalcunit, këto qendra verore shëndetësore dot e çelen respektivisht : 2 në Ksamil dhe 1 në Borsh.
Lidhur me masat përgatitore drejtori i Shëndetit Publik në Sarandë, vuri në dukje se kanë përfunduara masata infrastrukturore të funksionimit normal të qendrave, duke respektuar me rigorozitete protokollin e sigurisë akti Covid-19.

I pyetur pwr harkun kohor te funksionimit të qendrave shëndetesore verore, Kalcuni tha se ” Nisin funksionimin nga data 15 qershor deri ne 31 gusht 2020″
Mesohet se ne dispozicion te ketyre qendrave dë vihen edhe autoambulanca nga Spitali “P.Nako”i Sarandes si dhe personel i kualifikuara shendetesor.

Sot, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi nga Qendra Shendetesore e Golemit ne Durres se “28 qendra shëndetësore verore do të hapen pranë zonave turistike me shërbim 24 ore ne 7 dite te jave , për të garantuar një sezon turistik të sigurt”.
Sipas urdhrit të Ministres, zonat ku do të hapen qendrat shëndetësore verore janë: Valbonë, Theth, Plazhi Currila, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh,etj,.
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade