Një 17-vjeçare shqiptare në Greqi, e cila ishte zhdukur që më 3 qershor, u gjet te marten. Burime nga Greqia thane se , pas zhdukjes së saj qëndronte një rrjet i trafikut njerëzor. Vajza u largua nga shtëpia e saj në zonën Haidari 3 ditë më parë dhe nuk kishte asnjë informacion për të.
Mediat greke shkruajnë se ajo u gjet nga Departamenti kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ndërsa në pranga u vu një shqiptar. Dyshohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ai që rrëmbeu 17-vjeçaren, e madje kishte postuar në internet edhe një ‘reklamë’ të saj, për të joshur klientë.:“Një kukull e vërtetë nga Rumania me një trup të mrekullueshëm ju vjen për t’ju ofruar bujarisht kënaqësinë e fundit. Mos u vono, merre”, shkruante reklama. Shqiptari mashtroi të miturën duke i thënë se e dashuronte dhe duke e bindur që të largohej nga shtëpia, ndërsa më pas e trafikoi.
Në pranga ranë edhe një grek qe administronte faqen e internetit ku postoheshin reklamat si dhe një grua e cila caktonte takimet me klientët përmes telefonit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI