Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilloi sot në Gjirokastër takimin e konsultimit publik mbi prezantimin e “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa” me të gjithë institucionet dhe aktorët faktorë të qarkut.
Nën drejtimin e drejtoreshës së Përgjithshme të AKZM-së, Daniel Pirushi, në takim ishin të pranishëm prefekti i qarkut Gjirokastër, Odise Kote, përfaqësues të bashkive të qarkut Gjirokastër, si dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe organizatat mjedisore.
Drejtoresha e AKZM-së Pirushi prezantoi rëndësinë e këtij kapitulli, i cili konsiston në miratimin përfundimtar të dokumentit të “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa” i përbërë nga 6 kapituj kryesorë: plani i menaxhimit, zonimi i zonës së mbrojtur, studimi ekologjik, analiza socio-ekonomike, plani financiar si dhe masterplani i turizmit.
Pirushi prezantoi edhe pasaportën e re të Lumit Vjosa tanimë në kategorinë Rezervë Biosferë, pjesë e programit “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s.
Përmes qasjes së forcimit të ndërveprimit të qëndrueshëm midis komuniteteve dhe mjedisit, procesi synon t’i japë një orientim zhvillimit të Luginës së Vjosës.
Pjesë e rëndësishme e takimit ishin konsultimet publike me pjesëmarrësit ku pati zhvillime për sa i përket problematikave që lidhen me shfrytëzimin e burimeve ujore të Vjosës nga komuniteti, problematika lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane apo trajtimin e ujërave të zeza nga bashkitë e qarkut si dhe qasja e bizneseve private kundrejt kërkesave dhe kufizimeve të parashikuara në dokumentet e menaxhimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa.(Klodi SARAÇINI) ///






ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI