SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastër, gjykata lëshon 16 masa sigurie për zyrtarët e OSHEE! Në pranga zyrtarë, teknikë dhe faturistë

Të paktën 16 masa sigurie janë lëshuar për punonjësit e OSHEE-së në Gjirokastër. 

Masat e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të mërkure nga policia. 

Shumica e këtyre masave janë me ‘arrest në burg’ ndërsa të tjerat janë me ‘detyrim paraqitjeje’. Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE të rajonit jugor.

Burime për Report Tv informojnë e Idi Basha ish-magazinier i OSHE, Sotir Kaçi, inxhinier dhe Rasho Bizhga, teknik janë disa nga personat që iu është caktuar masa ‘arrest në burg’.((Pirro NASE)///

error: