Dhjetra të huaj janë punësuar aktualisht në sektorë të ndryshëm të aktivitetit ekonomik në Sarandë dhe Ksamil. Por 800 të tjerë pritet t’u shtohen atyre në prag të sezonit veror turistik.
Kjo u be e ditur nga Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa.
Sipas Çipës i cili iu referua kërkesave të bizneseve, punëtorët që priten, vijnë nga Nepali, India, Afrika, etj..
Punëtorët e huaj që priten në Sarandë dhe Ksamil, do të punojnë kryesisht ne sektorët e shërbimeve në hoteleri, restorante, etj,.
I pari biznes shërbimi në qytetin e Sarandës që punësoi punëtorë të huaj, është taverna e njohur “FILIPI” në lagjen nr.4 ./(Anastasia SIMATATI-sarandaNews.al)///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.