Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka kryer operacione të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimeve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Së fundmi është finalizuar operacioni policor i koduar “Road Guard 65”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një 35-vjeçar dhe u procedua penalisht një 32-vjeçare (bashkëjetues), pasi u kapën në flagrancë teksa transportonin 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person,
Gjithashtu u sekuestruan 5500 euro të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me ata të Seksionit Operacional të DVP Gjirokastër dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të transportimit të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 65”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. S., 32 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëjetues). Në aksin nacional “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Serat në Mashkullorë”, këta shtetas u kapën në flagrancë teksa transportonin në drejtim të Shkodrës, me një automjet tip furgon që drejtohej nga 35-vjeçari, 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5500 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI