SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastër / Pronari i lavazhit gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se eshte vetvarur.

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e se merkures në Gjirokastër. Një 55 vjeçar është vetëvaruar në banesën e tij, në lagjen “11 janari” në Gjirokastër.

Mësohet se viktima e ka ndërmarrë aktin e rëndë në një moment që as djali dhe as bashkëshortja nuk ndodheshin në shtëpi.

Sakaq, 55 vjeçari i identifikuar si Luli D., kishte në pronësi një lavazh dhe në të njëjtin vend kishte edhe shëpinë.

Dyshimet paraprake flasin për depresion.Policia po heton të gjitha pistat dhe ka marrë në pyetje edhe familjarët.///

error: