SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastër: “QilimFest” gjallëron dhe tërheq turistët

Nga Blerim KORE

– Organizimi gjatë fundjavës i “QilimFest”, një bashkëpunim i Bashkisë Gjirokastër dhe TID Gjirokastra ka gjallëruar këtë fundjavë qytetin e gurtë. Aktiviteti, në zonën historike, tërhoqi jo vetëm banorët por edhe interesimin e turtistëve. “QilimFest” ishte konceptuar si një mënyrë e veçantë për njohjen me mënyrat e përpunimit të tekstilit tradicional dhe punimeve karakteristike me të si: qilima, rrugica, sixhade, etj.Në pika të ndryshme të Pazarit karakteristik ishin vendosur elementët e përgatitjes dhe endjes së qilimave tradicionalë. 

 Pjesë e guidës për të pranishmit ishte këndi i qethjes së bagëtive, tjerrjes dhe endjes  së leshit, dizenjimit, këndi i tezgjahut etj. Pjesë tërheqëse e këtij aktiviteti ishin edhe përformancat artistike të grupeve të muzikës popullore, të lëhtë dhe muzikës instrumentale. Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, organizimi i “QilimFest” është pjesë e programit të aktiviteteve për gjallërimin e qytetit dhe tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj.

“Prej fillimit të vitit ne kemi organizuar aktivitete të ndryshme të cilat i shërbëjnë edhe zhvillimti të turizmit”, pohon kryebashkiaku Golemi. Deputetja dhe njëkohësisht ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, u shpreh se aktivitetet që promovojnë vlerat e traditës popullore, janë elementë te veçantë për nxitjen e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, aq më tepë në atraksione të tilla siç është Gjirokastra. :”Synojmë që tashmë në Gjirokastër të kemi një zhvillim cilësor dhe të qëndrueshëm të turizmit gjithëvjetor”, u shpreh Kumbaro.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë edhe disa ministra të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës së Kosovës, është shprehur se Shqipëria dhe Kosova tashmë po formësojnë një treg të përbashkët turistik. “Ne do të mbështesim gjithmonë e më shumë organizimin e aktivitete të tilla të cilat promovojnë vlerat e traditës sonë kombëtare dhe  janë të kërkuara për turizmin”, u shpreh ministri Çeku. Përgjatë muajit maj Bashkia Gjirokastër do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve të ndryshme duke mundësuar edhe tërheqjen e turistëve në qytetin e gurtë.///

error: