-Ministrja e Kulturës, Elva Margariti reagoi sot në lidhje me Parkun Kombëtar të Butrintit.
“A po i “shitet” Butrinti të huajve? Përgjigjja është thjesht: JO!”, shprehet Margariti, e cila renditi më tej disa fakte. “Butrinti ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit shqiptar. Butrinti do të menaxhohet nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit i bashkëthemeluar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, regjistruar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë sipas ligjit 8983 për OJF”, tha Margariti.
“Marrëveshja e administrimit nuk parashikon asnjë kalim apo tjetërsim prone”, thekson Margariti.
“Marrëveshja ka një afat kohor 10-vjeçar, pa të drejtë rinovimi automatik. Çdo propozim dhe rinovim do të merret në rishqyrtim dhe do të kalojë për miratim në Parlamentin shqiptar”, shton Margariti.
Margariti nënvizon se, “Ministri i Kulturës është drejtues i Bordit prej 5 anëtarësh. Ky Bord është vetëm themelues dhe është i hapur për të tjerë donatorë”. “Ministria e Kulturës do të vazhdojë të ketë tagrin e kontrollit teknik, inspektimit dhe mbikëqyrjes së pasurisë kulturore Butrint”, përfundon Margariti.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI