oland Bejko i është përgjigjur akuzave të Dasho Alikos, i cili denoncoi se dyert e selisë në Gjirokastër janë shkelmuar.
Bejko thotë se mbledhja e zhvilluar sot në selinë e PD në Gjirokastër ka qenë e planifikuar nga strukturat dhe për çdo detaj teknik është proceduar sipas statutit.“Rrugës duke u kthyer nga Gjirokastra më njoftuan se disa ish drejtues lokale të PD atje qenkan ankuar se eshte hapur me forcë dera e selisë së demokrateve.
Dua t’i bej me dije opinionit publik se mbledhja e zhvilluar sot në selinë e PD në Gjirokastër ka qene e planifikuar nga strukturat dhe për cdo detaj teknik eshte proceduar sipas statutit. Është per të ardhur keq që ëndrrat me dyer të shqyera që shohin frymezuesit dhe zbatuesit e dhunes së 8 dhjetorit gjejne ende hapesirë në media.Kushdo që ka pretendimin më të vogël per cdo akt dhune të ushtruar në selinë e PD në Gjirokastër duke më quajtur mua me të njëjtën fjalë “vandal”, siç na quanin sigurimsit e shtetit dhe komunistët në dhjetor 1990, eshte i lutur t’i drejtohet organeve kompetente.
Dega e PD në Gjirokastër, si cdo dege e demokratëve në mbarë Shqipërinë vijon normalisht punën në takimet me bazën” shkruan ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI