60-vjeçari Ilirjan Ruca, i cili u plagos me thikë ditën e sotme në Gjirokastër pas një sherri, nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetë në spital.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër, ku 60-vjeçari u përfshi në një konflikt të çastit me Afrim Nazifin, 57 vjeç. Fillimisht ata u konfliktuan verbalisht me njëri-tjetrin, ndërsa më pas 57-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur me thikë në pjesën e barkun 60-vjeçarin.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia arrestoi autorin e ngjarjes, i cili tha në polici se e kishte qëlluar 60-vjeçarin pasi ky i fundit e kishte ofenduar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI