SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastra me kinema të re. Do të mbajë emrin e Ismail Kadaresë

Gjirokastra ka një kinema të rikonstruktuar e të konceptuar si një qendër multifunksionale. Ministrja Mirela Kumbaro ishte për inagurimin e saj bashkë me ministren për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Kinemaja thotë Kumbaro do të mbajë emrin e shkrimtarit Ismail Kadare.

“Çelet “Try Gjirokastra” për të promovuar dhe nxitur më të mirën e aktiviteteve rinore, në qendrën e re multifunksionale që i shtohet qytetit, bashkë me sallën e kinemasë që sigurisht do të mbajë emrin e Ismail Kadaresë, se s’kish si të ndodhte ndryshe. E lumtur që shfaqjen e parë ta ndiqja me Bora Muzhaqi dhe Flamur Golemi që falë bashkëpunimit fantastik bënë të mundur rijetëzimin e kësaj hapësire të dedikuar për të rinjtë, me kinema bashkëkohore, me hapësirë për aktivitete kulturore dhe me një hapësirë të veçantë për Këshillin Vendor Rinor të Gjirokastrës”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook.///

error: