Nga Andi MUZHAQI
Një tjetër krim mjedisor u shënua sot, natën duke u gdhirë e hënë, në Sarandë.
Në distancën nga Ura e Gajdarit e deri në Metoq sipas burimeve nga sektori i Gjelbërimit në Bashki, janë prerë me gërshëre 67 bimë. Thuhet se disa prej tyre që janë shkulur nga rrenja.
Ky është lajmi si krim mjedisor i përsëritur në Sarandë; histori kjo, e njohur ndër vite që në kohën e qeverisjes lokale të z.Stefan Çipa, kur u prenë gjatë natës dhjetra peme dekorative pikërisht ne rrugën e mosipërme në qytetin turistik.
Pas kësaj barabarie mjedisore të përsëritur dalin disa pyetje për strukturat të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë: 1. Në katin e dytë të bashikisë rreth 6 vite me parë u përurua në prani të gazetarëve një sallë me kamera vëzhguese që do të fokusonin kryqëzimet dhe akset kryesore në qytet.
2. Përveç aksesit të merituar të Policisë së Shtetit në këtë infrastrukturë bashkohore, ka ndonjë rezultat që lidhet me krimet mjedisore? 3.Nëse ka, përse nuk bëhet publik për mediat që qytetarët të mësojnë identifikimin e autorëve të krimeve mjedisore të qëllimshme që i bëjnë karshillëk përpjekjeve për pak më shumë gjelbërim në Sarandë? 4. Se përpos qëllimeve që i di Policia, kamerat e blera me buxhetin e bashkisë do të shërbejnë për identifikimin e keqbërësve apo, do të vëzhgojnë Yjet dhe qielin mbi Sarandë mos kalon ndonjë alien, apo meteor?!/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026