– Dita më e gjatë e vitit ishte sot më 21 qershor, në të njëjtën datë të 2021, sipas dailyrecord.co.uk.
Solstici ndodh dy herë në vit dhe përcakton kalimet midis stinëve. Solstici i Verës, i cili bie çdo qershor, është periudha më e gjatë e ditës në vit. Ndërsa Solstici i Dimrit, i cili ndodh në dhjetor, është periudha më e shkurtër e ditës në vit. Sipas sinoptikanëve, sot dielli lindi në orën 04:27 dhe perëndoi në orën 21:49. Dita zgjat 17 orë e 22 minuta dhe kjo është nata më e shkurtër e vitit në hemisferën veriore.
Kuptimi i solsticit
Solstici i Verës shënon fillimin e verës sipas llogaritjes astronomike, ku stina zgjat deri në ekuinoksin vjeshtor, i cili këtë vit i bie më 23 shtator. Kjo gjithashtu njihet si mesi i verës, sepse ditët fillojnë të shkurtohen. Tradicionalisht, periudha e Solsticit te Veres binte mes sezonit te mbjelljes dhe korrjes, duke u lënë njerëzve kohë për t’u çlodhur pasi kishin punuar tokën. Ndërsa gjithashtu sinjalizon fillimin e ditëve që bëhen vazhdimisht edhe më të shkurtra me ardhjen e ngadaltë të dimrit, ne nuk e vëmë re që ditët shkurtohen për një farë kohe.
Dita më e shkurtër e vitit nuk është deri më 21 dhjetor, i cili njihet si Solstici i Dimrit. Termi solstic vjen nga fjalët latine ‘sol’ (dielli) dhe ‘sistere’ (qëndrimi i palëvizshëm), i cili përdoret për të përshkruar momentin e saktë kur polet anojnë në maksimum drejt ose larg diellit. Astrologët thonë se dielli duket se ‘qëndron i qetë’ në horizont ku duket se lind dhe perëndon, përpara se të largohet në drejtim të kundërt.
Si festohet?
Solstici i Verës ka frymëzuar shumë festivale gjatë shekujve. Vendi më i mirë për skocezët për të mirëpritur solsticin është në majë të “Ben Nevis”, mali më i lartë në Skoci, Britaninë e Madhe dhe Ishujt Britanikë, ku grupe banorësh organizojnë shëtitje gjatë natës.
Mijëra banorë zbresin në “Stonehenge”, monument prehistorik në Wiltshire, Angli për të shijuar pamjet spektakolare të lindjes së diellit mbi vendin e shenjtë.
Monumenti 5000 vjeçar ka një lidhje të famshme me Solsticin e Verës.
Guri i Thembrës i gjetur në pjesën e jashtme të rrethit kryesor të “Stonehenge”, vendoset në një vijë të drejtë me diellin gjatë Solsticit të Verës.///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026