Në Fletore Zyrtare janë publikuar kriteret, rregullat dhe procedurat e lëshimit të raporteve mjekësore elektronike për paaftësitë e përkohshme për punë, për barrëlindje dhe për aksidente në punë e sëmundje profesionale.
Qëllimi i rregullores është përcaktimi i kritereve për lëshimin e raporteve mjekësore elektronike, për paaftësi të përkohshme për punë, për leje barrëlindjejedhe për aksidente në punë e sëmundje profesionale, përcaktimi i rregullave dhe i procedurave që do të ndiqen e do të zbatohen nga mjekët përgjegjës dhe Komisioni Mjekësor për lëshimin e tyre.
Ndër të tjera rregullorja përcakton edhe masat dhe gjobat për shkeljet e konstatuara në procesin e ligjshmërisë së lëshimit të raporteve mjekësore.
Sipas rregullores, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për shkeljet e konstatuara në procesin e ligjshmërisë së lëshimit të raporteve mjekësore, njofton zyrtarisht sipas rastit njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, drejtorinë rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe titullarin e institucionit shëndetësor në të cilin është i punësuar specialisti përgjegjës.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në varësi të shkeljes së konstatuar, krahas aplikimit të gjobës sipas këtij neni, ka të drejtë t’i rekomandojë institucionit punëdhënës marrjen e masave me karakter administrativ sipas legjislacionit të zbatueshëm në fuqi.
Shkeljet e parashikimeve të legjislacionit të zbatueshëm nga të cilat janë shkaktuar dëme të fondit të sigurimeve shoqërore, krahasmasave të tjera sipas rastit, shoqërohen me masat materiale (gjobë), për mjekun e familjes e për secilin anëtar të Komisionit Mjekësor dhe për çdo rast të konstatuar. Mosvijimësi në përcaktimin e diagnozës, diagnoza të ndryshme pa u shoqëruarme ekzaminime përkatëse, dënohet me gjobë nga 10.000 lekë, lëshimi i raporteve me prapaveprim në kundërshtim me përcaktimet e kësaj rregulloreje dënohen me gjobë nga 15.000 lekë, lëshimi i raporteve në kundërshtim me kushtet ligjore dënohet me gjobë nga 20.000 lekë, përcaktimi i diagnozave në kundërshtim me “kriteret klinike orientuese për caktimin e paaftësisë së përkohshme në punë” dënohet me gjobë nga 10,000 lekë, mospërcaktimi i saktë i diagnozës bazuar në ekzaminimet dhe analizat përkatëse, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë.
Po ashtu, përcaktimi i afatit të periudhës së paaftësisë së përkohshme në punë në kundërshtim me kriteret klinike dhe afatet e përcaktuara, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë, veprimi në kundërshtim me normat e caktuara dhe që dëmtojnë fondet e sigurimeve shoqërore, dënohen me gjobë nga 3 (tre) deri në 5 (pesë) paga minimale në shkallë vendi. Njëkohësisht, kryerja e veprimeve aktive apo mosveprimeve të kundërligjshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë së lëshimit të raporteve mjekësore, apo për shkak të saj, si falsifikim dokumentesh, korrupsion aktiv/pasiv, shpërdorim detyre etj., pavarësisht dënimit të parashikuar në Kodin Penal të Repatshublikës së Shqipërisë, dënohet me gjobë nga 3 (tre) deri në 5 (pesë) paga minimale në shkallë vendi.//atsh/
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat