– Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, në Bashkinë Himarë”, Fredi Beleri i cili u arrestua në flagrancë mesnatën e 12 majit me akuzën për “Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
Në seancën e sotme, gjykata vendosi moskompetencën për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje” duke ia kaluar çështjen SPAK-ut.
Avokati mbrojtës i Belerit tha për mediet në përfundim të seancës gjyqësore se ky është një sulm politik dhe i montuar.
“‘E vlerësuan arrestin në flagrancë si të ligjshme! Brenda 10 ditësh do të behet vlefshmëria në SPAK. Për 10 ditë vlerësimi i masës së sigurisë në SPAK. Është sulm politik dhe e montuar. Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk iu gjet asgjë në flagrancë. Absolutisht se cenon përkundrazi e ka forcuar më shumë”, tha avokati.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI