Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës. Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka reaguar para gazetarëve duke thënë se vendimi ishte i paralajmëruar nga Edi Rama.
“Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës. Është për të shprehur keqardhjen për republikën dhe drejtësinë tonë.
Rama kërkon të mbajë në bashki një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët, që të vazhdojë dhe të tjetërsojë pronat, në dëm të interesave të banorëve dhe në favor të interesave klienteliste.
Kjo nuk është një ndërhyrje në drejtësi, por mendim që çdo qytetar ka të drejtë të shprehë. Ndërhyrje është intervista e Ramës një javë më parë, dhe shumica prej gazetarëve nuk patën guxim ta kontestojnë. Po krijohet një precedent i rrezikshëm”, tha Dule.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade