– Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Tiranë, ku mijëra qytetarë dhe ish-luftëtarë të UÇK-së kërkuan drejtësi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Haga ka dalë jashtë kontrollit. Këtë e bëri Jack Smith”., komentoi Grenell në X.
Deklarata e tij vjen pas një vale protestash të ngjashme që janë mbajtur muajt e fundit në Prishtinë dhe në Hagë, ndërsa procesi ndaj Thaçit dhe ish-zyrtarëve të tjerë të UÇK-së ka hyrë në fazën e mbrojtjes.
Gazetarja Xhorxhina Bami raportoi se protesta e sotme në Tiranë ishte e treta e madhe në një periudhë të shkurtër, duke theksuar pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve dhe thirrjet kundër asaj që protestuesit e quajnë “padrejtësi e Hagës”.
Ndërkohë, aktivisti Fitim Çeku publikoi pamje nga tubimi, duke shkruar se “mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër padrejtësisë në Hagë ndaj Hashim Thaçit”.
Grenell, i cili edhe më parë ka mbajtur qëndrim kritik ndaj prokurorit amerikan Jack Smith, dikur drejtues i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovën dhe aktualisht prokuror special në SHBA për hetimet ndaj Donald Trump la të kuptohet se sipas tij, mënyra e funksionimit të gjykatës ndaj Thaçit është trashëgimi e metodës së Smith.
Protesta në Tiranë u zhvillua pa incidente dhe u shoqërua me thirrje për lirimin e ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. (Admir ABULE).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI