– Greqia konfirmoi sot 2 754 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 12 prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 329 134 raste COVID-19.
EODY njoftoi edhe 76 vdekje të tjera në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 9 864.
Një total prej 819 pacientësh janë në ventilator në spitale, ndërsa 456 të tjerë u pranuan në spital në 24 orët e fundit.
Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç dhe e viktimave ishte 79./ANA-ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI