SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

GREQI/ E mori me vete rrjedha e ujit, ‘Ianos’ i merr jetën 63-vjeçarit shqiptar Trupi gjendet pas disa orësh

Shënohet viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit gjatë natës ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Kardica.

Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u “rrëmbye” nga ujërat e furishme që ka shkaktuar cikloni. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Karditsa të Greqisë. 63-vjeçari punonte si fermer në këtë zonë.

Mediat greke raportojnë se pas disa orësh kërkimesh, është arritur të gjendet trupi i paketë i shqiptarit, identiteti të cilit nuk dihet.

Deri më tani numri total i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 2, ndërkohë janë zhdukur edhe 2 persona të tjerë.

Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike. Stuhia ‘Ianos’ është përshkruar si uragan mesdhetar.

https://youtu.be/NZ6GKvpBW5o
error: