Një 40 vjeçar nga Shqipëria u gjet i vdekur buzë rrugës në Skepasto, Kalavrita të Greqisë.
Policia po heton shkaqet e rrethanave në të cilën humbi kontrollin e motorit të tij duke ndërruar jetë dje në mëngjes, shkruajnë mediat greke.
Mësohet se 40 vjeçari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël. Ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda dhe ishte gjetur nga fshatarët në atë zonë.
Oficerët e policisë të njoftuan të afërmit e tij dhe gruan e tij, e cila është në një gjendje shoku.
Deri më tani nuk është zbuluar se si ai humbi jetën në asfalt. Drejtuesit e departamentit të Kalavrita po hetojnë të gjitha mundësitë e mundshme. Komuniteti lokal është i tronditur. Të njohurit dhe miqtë e tij nuk mund ta besojnë mënyrën në të cilën ai humbi jetën kaq shpejt dhe kaq padrejtësisht.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI