Plot 82 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni i autoriteteve greke në bashkëpunim me atë të Filatit është realizuar në aksin Igumenicë-Janinë. Një sasi droge kishte kaluar kufirin e gjelbër në Janinë dhe po transportohej për në brendësi të tokës greke.
Mësohet se brenda mjetit që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili u arrestua, u gjetën dhe u sekuestruan 23 pako me 82 kg 650 gram marijuanë.
Policia greke nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me identitetin e shqiptarit, apo se nga cilin vend synonte të mbërrinte droga.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI