– Nëse presidenti turk kërkon një takim me kryeministrin grek, Athina do të vlerësojë propozimin dhe do të përgjigjet pozitivisht, theksoi zëdhënësi i qeverisë greke, Yannis Economou, gjatë një konference shtypi me gazetarët.Kur u pyet se çfarë mund të jetë rendi i ditës në një takim të tillë, zëdhënësi i qeverisë u përgjigj se ”është shumë së shpejti për të dhënë më shumë detaje”.
Ngjarja të cilën pret qeveria e Athinës është ajo takimin e Komunitetit Politik Evropian, në të cilin do të marrë pjesë edhe Erdogani, i cili zhvillohet në Pragë, të enjten dhe të premten e ardhshme.
Për momentin, megjithatë, tensioni diplomatik midis Athinës dhe Ankarasë mbetet i lartë.
”Ne e marrim të mirëqenë që aleatët tanë, të mëdhenjtë e politikës globale, fuqitë dhe e gjithë bota që ka në zemër të drejtën ndërkombëtare, të kundërshtojnë çdo gjë që ka një dimension revizionist dhe provokues”, shtoi Economou duke iu referuar ngjarjeve të fundit mes dy vendeve.//ata///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Pushtoi hapësirën publike në lagjen Nr.4, referohet në Prokurori.
Ksamil. IKMT nis prishjen e 10 ndërtimeve pa leje.
Sarandë. Këshilli bashkiak mblidhet të enjten.Në fokus: investimet publike në infrastrukturën rrugore dhe këshilli artistiko-kulturor