Athina po hap gradualisht industrinë e turizmit dhe rrjetin e transportit.
Nga e hëna, vizitorët që nuk kanë nevojë për karantinë mund të marrin anije nga kontinenti për në të gjitha ishujt në Egje dhe në detin Jon.
Që nga fundi i marsit kjo është lejuar vetëm për banorët e përhershëm të ishujve për shkak të pandemisë.
”Në ishujt grekë nuk ka patur pothuajsë asnjë rast me koronavirus”, njoftoi ERT1 duke shtuar se në tragete do të lejohet vetëm 50% e numrit të udhëtarëve të lejuar më parë.
Personat që nuk e njohin njëri-tjetrin nuk do të mund të ndajnë një kabinë, që do të jetë e lejuar vetëm për familjet ose çiftet.
Athina tashmë ka njoftuar planet për të rifilluar turizmin nga për të huajt.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI