SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Greqi. Shqiptari nga Saranda arrestohet për abuzim me një vajzë të mitur prej 7 vitesh.

Kozma Papa 56-vjeçari me origjinë nga fshati Dhrovjan i Sarandës është arrestuar nga policia greke, me akuzën e përdhunimit të një të miture. Mediat greke, bëjnë me dije se Papa, duke përfituar nga shoqëria që kishte me nënën e të miturës, hynte në banesë dhe abuzoi me vajzën e vogël kur ajo ishte vetëm 8-vjeç. Sipas autoriteteve greke, ky episod është kryer për 7 vite rresht.

E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeç dhe vazhdonte ende deri para pak ditësh. Madje, herën e fundit që ata patën një kontakt, ajo ishte detyruar t’i dërgojë autorit edhe një foto intime të saj. Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë së saj.

Ka qenë nëna e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve ,e denoncoi atë në polici dhe prokurori. Menjëherë ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të kodit penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.///

error: