Një tërmet i ri me magnitudë 5,4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në mëngjes në ishullin e Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Një person mbeti viktimë dhe nëntë të tjerë u plagosën pas tërmetit 5,8 ballë Rihter, që tronditi ishullin e Kretës dje në mëngjes.
Disa shtëpi në zonën e Arkalohorit pësuan dëme të mëdha dhe janë të pasigurta.
Forcat e Armatosura, vullnetarët dhe anëtarët e Kryqit të Kuq Grek ngritën një kamp të përkohshëm tendash.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të vizitojë zonën menjëherë pas kthimit të tij nga Parisi.ATSH-ANA/ –///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI