SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

GREQI – Tetë të lënduar nga zjarret në Peloponez

– Numri i personave të lënduar nga zjarri i madh që është përhapur nga dje në veriperëndim të Peloponezit, në Greqinë jugore, jo larg qytetit të Patras, është rritur në tetë.

Deri tani rreth njëzet shtëpi janë shkatërruar dhe pesë fshatra janë evakuuar.

Mëngjesin e sotëm rreth 300 zjarrfikës, me 77 kamionë, dy avionë zjarrfikës dhe pesë helikopterë, u kthyen në vijat e frontit në përpjekje për të shuar flakët.

Zjarri, gjithashtu, shkaktoi bllokime të mëdha trafiku dje.

Autostrada kryesore që lidh Korintin me Patras është mbyllur për qarkullim, ashtu si edhe ura Rion Antirion, që lidh Peloponezin me Greqinë kontinentale///

error: