Zbardhet vrasja e një 65-vjeçari shqiptar në zonën e Artemidha, në periferi të Athinës.
Policia greke ka zbuluar se përgjegjës për krimin e 11 majit, është një 34-vjeçar shqiptar, fqinj i viktimës.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se shkak për krimin janë bërë 130 euro të cilat viktima ia kishte marrë bashkëkombasit të tij, i cili punonte në ndërtim.
Por pas refuzimit për t’ia kthyer, situata ka degraduar në konfrontim fizik.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 65-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen në spital.
U deshën tetë ditë hetime që policia greke të zbardhte ngjarjen dhe të vinte në pranga 34-vjeçarin shqiptar.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI