SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Greqia në luftë me flakët: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Rodos, evakuohen 30 mijë persona

Zjarri që po shkatërron ishullin e Rodosit është ende jashtë kontrollit, sipas mediave greke. Autoritetet evakuuan 30 mijë persona, dy mijë prej të cilëve duhej të transportoheshin nga plazhet me anije. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe pylli, duke shkatërruar edhe hotele luksoze, si dhe shumë banesa.

Ndërkohë vijon puna e zjarrfikësve të angazhuar në vijën e parë kundër temperaturave të larta dhe erërave të forta. Një zëdhënës i policisë tha se në Rodos ishte kryer operacioni më i madh i evakuimit ndonjëherë në Greqi.///

error: