Ministria e Emigracionit në Greqi ka shtyrë deri më 22 mars të vitit 2022 vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve për rinovim (kartës blu) të emigrantëve të huaj, të cilat skadonin deri më 31 dhjetor të vitit 2021.
Në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë emigrantët shqiptarë kanë mundur të lëvizin ditët e para të vitit të ri me këto dokumente pa iu krijuar probleme në anën greke thanë burimet kufitare shqiptare.
Sipas vendimit të publikuar nga Ministria greke e Emigracionit shtyrja me tre muaj e afatit vlen vetëm për lejet dhe vërtetimet blu me datë skadimi nga 01 Janari i vitit 2020 deri më 31 Dhjetor të vitit 2021.
Ministria greke e Emigracionit ka saktësuar se aplikimet për përtëritjen e këtyre lejeve të qëndrimit bëhën vetëm në mënyrë elektronike.
Vendimi i autoriteteteve greke ndihmon sidomos emigrantët shqiptarë që janë në procesin e ripërtëritjes së lejeve të qëndrimit të cilave u ka përfunduar afati dhe të cilat, edhe për shkak të vështirësive të periudhës së pandemisë, nuk kishin arritur t’i ripërtërinin.
Procesi i lejeve të qëndrimit në Greqi të emigrantëve shqiptarë që përbëjnë pjesën dërmuese të të huajve është vështirsuar sidomos dy vitet e fundit prej pandemisë së koronavirusit.
Qytetarët shqiptarë kanë pasur vështirësi si në plotësimin e dokumentacionit edhe në marrjen e dokumenteve që u nevojiten në Shqipëri për këtë proces për shkak të bllokimeve apo lëvizjes së reduktuar në kufirin shqiptaro- grek. (VOA)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI