SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Grup i ri brenda PD-së, Kadilli prezanton lëvizjen “Iniciativa Demokratike”

Fatbardh Kadilli ka prezantuar sot lëvizjen e re “Iniciativa Demokratike- IDE” , e cila sipas tij do të veprojë brenda filozofisë së vetë Partisë Demokratike.

Qëllimi i nismës së re, sipas Kadillit, është për një Shqipëri të mirë dhe konkurruese. Të pranishëm gjatë prezantimit të nismës së re ishin dhe Ivi Kasi, Artan Hoxha, Enno Bozdo, Arben Ristani.

“Një PD e pastër, e bashkuar, dhe fituese. Iniciative Demokratike është sot përgjigja që ne kemi përballë demokratëve dhe qytetarëve që duam të kemi në opozitë. Përplasja e brendshme po na shkatërron fuqitë tona politike. Ne do të bëjmë një opozitë me propozim të besueshëm nga njerëz të besueshëm në dobi të qytetarëve, ne sot shpallim krijimin e një nisme të re që bazohet në raportet sociale, politike morale. Partia mund të bëhet monopol opozitarizmi jo. Struktura e re ka në përbërje të saj politikanë me përvojë profesionale dhe lëvizja është e hapur për të gjithë politikanët dhe qytetarët. Është një strukturë vetëvepruese dhe nuk merr leje dhe ideologjie. Te konkurrenca, guximi dhe pastërtia qëndron dallimi që ne duam të bëjmë. Do të sjellë dobi për qytetarin do të sjellë konkurrencën dhe meritokracinë. Ne kemi pastërtinë të përballemi me të keqen. Qëllimi është një Shqipëri e mire dhe konkurruese, këto janë ato që na motivojnë”, ka thënë Kadilli.

Në vijim, Kadilli tha se nisma e re do të mobilizojë energjitë dhe talentin e pashfrytëzuar të demokratëve dhe opozitarëve.

“Do të bëjmë opozitë. Kjo opozitë e re do ketë propozime të besueshme, nga njerëz të besueshëm, në dobi të vendit. Në përputhje të plotë me statutin e PD, ne sot shpallim krijimin e iniciativës demokratike si strukturë e PD-së jo mbi baza territoriale por sociale, profesionale, politike. Me shtrirje dhe veprim në gjithë territorin. Ne sjellim ide. Në IDE ballafaqohen ide. Kush ka ide, vjen në IDE. Me mendim të ri politik, me sfida të vërteta politike, me aksion të njëmendtë politik. Për beteja politike thelbësore, programore dhe jo beteja rastësore. Opozita nuk është ekskluzivitet i askujt. Partia edhe mund të bëhet monopol”, shprehet Kadilli. ///

error: