Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka qenë e ashpër në fjalimin e saj në Kuvend, Ajo tha se në Shqipëri, sot është më e lehtë të shesësh drogë, se bulmet, duke sjellë rastin e një 27-vjeçareje në Elbasan.
“Keni djegur vendin, vetëm për pazaret tuaja, por kur merrni pjesën tuaj, ju heshtni. Ndërkohë për qytetarin e thjeshtë, ndërtesa e destinuar për të shitur bulmetin, sot për 5 vjet dhe ajo markatë është e mbyllur. Sot është më kollaj të shesësh drogë, se të shesësh bulmet gjizë, djathë. Shitësit e kokainës janë kudo, kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërkohë tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se po u vjen Policia. Takova në 27 vjecare në Elbasan, shiste në cep të tregut me frikën se do e gjobiste policia. Edhe pse s’kishte leje, ajo paguante 2 mijë lekë në muaj. Është më lehtë të marrësh një koncesion, se të marrësh një tezgë që të ushqesh familjen. Kjo është Shqipëria sot. Njerëzit e kanë kuptuar se kush jeni ju, dhe nuk do ju votojnë në 25 prill, i keni ditët e numëruara, për këtë jam e sigurt“, tha Hajdari.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI