SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

HAPU DHE. PRONONCIM.

Nga Prog. Kristaq BËRXHOLI

TE NDERUAR MIQ, MIKESHA, KOLEGE.

Kam disa here qe publikoj foto te nje infeksioni te quajtur Artriti Encefalit i Dhive, i diagnostikuar ne vendin tone. Qellimi nuk eshte per like e prononcime, por eshte qe te SENSIBILIZOJ SHERBIMIN VETERINAR, FERMERET, BIZNESMENET QE TE JENE TE KUJDESSHEM KUR IMPORTOJNE DHI TE RACAVE TE KULTIVUARA, PER BIZNES, NE VENDIN TONE.

Ky infeksion eshte mjaft i rrezikshem per dhite.

Nuk prek racat e vendit, por te kultivuarat.

Nuk ka as trajtim dhe as vaksinim

Me keqardhje e them, po njihet pak nga sherbimi veterinar i vendit, me gjithe informacionet e dhena, kryesisht nga une.

Prek dhe dhente ne forme e Visnae-Maedi. Edhe kjo e diagnostikuar tek ne.

Transmetohet kryesisht vertikalisht nepermjet kulloshtres dhe pak horizontalisht.

Eshte infeksion progresiv.

Dhite edhe pse te prekura, nuk nderpresin ngrenien e ushqimit deri ne diten e fundit te jetes, bile edhe kur nuk ngrihen dot ne kembe, hane ushqim me endje. Dobesia progresive eshte nje shenje paralajmeruese.

Shenjat klinike, shfaqen, kur infeksioni serologjik kalon 30%.

Nuk ka qene ne vendin tone. Per here te pare u fut me importet nga Franca, ne SBI Korçe ne 1985. Eshte diagnostikuar nga une ne 1985. Mbas kesaj kohe, megjithese pushteti, ministria e bujqesise e mori vesh, per te mos u shqetesuar Franca, nuk mori asnje mase. Infeksioni me remontin nga SBI u perhap ne gjithe vendin. Keshtu edhe sot.

Importet nga Franca, Çekia, Qipro e vende te tjera rrezikojne investimin tuaj fermere.

Biznesmene:

Mos importoni dhi(ftuja) nga jashte pa analiza te bera jo me heret se 3 muaj nga momenti i blerjes. Kerkoni analiza nga laboratore te njohur, te vendit ku i bleni.

Mos importoni, pa kerkuar riperseritjen e analizave pas 6 muajsh pas mbritjes ne vendin final, te shkruar ne certifikate.

Nuk njifet si zoonoze, por si shkaterrues total i investimit.

Luftimi behet me shendetesim te tufes, me kontrolle serollogjike dhe eliminim te pozitiveve.

Nese infeksioni serollogjik eshte mbi 50%, nuk ka asnje vlere edhe shendetesimi. Tufa duhet eliminuar.

Kolege, mos vendosni diagnoza me sy. Beni analiza.

FERMERE:

KONTROLLONI, MINIMUMI NJE HERE NE VIT MBI 10% TE TUFES SE DHIVE, PER MUNGESEN OSE PREZENCEN E KETIJ INFEKSIONI.

FERMERE:

NESE KENI NJE KOMPLEKS APO STALLE ME KRERE TE PASTER, MOS FUSNI BRENDA KRERE PA STATUS SEROLLOGJIK(analiza ne ISUV) MINIMUMI 3 muaj perpara, EDHE SIKUR TJU VINE NGA ISH SBI-KORÇE, PA ANALIZA. MOS U BAZONI TEK FJALET E MJEKEVE VETERINERE.

SHEMBUJ TE SHKATERIMIT TE BIZNESIT NGA KY INFEKSION KA EDHE NE VENDIN TONE. FOTOJA ESHTE BERE NE NJE KOMPLEKS TE SHKATERUAR NGA KY INFEKSION.

150 MILIONE LEKE TE HUMBURA. JU FALEMINDERIT.///

error: