Saranda është një destinacion që ka vizitushmëri gjatë 365 ditëve. Sipas drejtoreshës së Turizmit dhe Aktiviteteve në Bashkinë e Sarandës, Eva Mato, sezoni turistik për këtë vit ka nisur më herët dhe po punohet fort për promovimin e vlerave të Sarandës brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Interes të shtuar ka patur për Sarandën sidomos nga qytetaret e vendeve nordike. Ndërsa linjat e krocerave kanë shtuar turistët amerikanë në Sarandë.
Përveç detit dhe diellit, Saranda në paketat e saj ofron edhe vizita në vendet arkeologjike dhe historike.
Vitet e fundit turizmi ka lulëzuar në Sarandë, ku përveç komoditetit që të ofron ky vend ka mundësi mjaft të mira akomodimi dhe shumë restorante, qofshin tradicional apo të ndërthurur me modernen.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI