SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Heshtja, si sjellje vrastare për shoqërinë

Nga  Sofokli Mekshi///
U bënë shumë raste që shoqëria shqipëtare, po tronditet rëndë sa i përket ngjarjeve sociale. Kohë më parë minorenia nga Kavaja bëhet pre e ngacmimeve seksuale. Dy-tre muaj më pas, pasoi rasti tjetër në Sarandë, ku 17 vjeçarja nga fshati Gjashtë , me apo pa dëshirën e saj, prej disa vjetësh ,ishte pre e dhunës seksuale.. Pa u harruar ky rast, plasi në Babru të Tiranës !

Një ndodhi sa e shëmtuar aq edhe e dhimbëshme, zëmëroi e shokoi opinionin publik të gjithë vendit. Rasti i katërt, këtë radhë, fanatizmi fetar, shokoi te gjallë e të vdekur. Në të gjitha rastet, analistët por edhe mediat e shkruara por edhe ato sociale, thonë e shkruajnë me shqetësim për shkaqet që kanë prodhuar këtë realitet ,sa të trishtë po aq edhe të patolerueshëm për shoqërinë tonë.

Në analizë të fundit , të gjithë kemi një konkluzion, një diagnozë : Heshtja, për të cilën biem të gjithë dakord, po shndërrohet në sjellje vrastare për shoqërinë shqipëtare. Gjithandej flitet e shkruhet: rastin e dinin të gjithë, për rastin flitej prej të gjithëve, madje shkruhej edhe nëpër fasada dhe përsëri të gjithë heshtën.! Edhe rasti më i fundit, me siguri nuk i ka shpëtuar vëmëndjes së banorëve për rreth pallatit ku pritej të ngjallej, e vdekura muaj më parë !

 Si pjesë e kësaj shoqerie kemi detyrimin social, edhe pse të pashkruar, që të reagojmë, që të denoncojmë veprimet në shkelje te ligjit por edhe të kodit moral mbi të cilin funksionon shoqëria njerëzore.

Po shkoj edhe më tutje sesa këto kater raste.  Dikush futet në banesën e fqinjit dhe vjedh. Nën kërcënimin e hadutit, mbyllim derën tonë , njëherazi edhe gojën. Pyes: kush të siguron ty o fqinji im, ty o bashklagjari im  ose bashkqytetari im, se ai hajduti që pe disa ditë më parë, një ditë,  nuk do të shqyej derën tënde dhe, duke të kërcënuar,  do të rrëmbejë djersën e disa viteve punë?

Ose kur shikon dikë që dhunon ose vret një njeri dhe mbyllesh në llogoren tënde! Nesër ai krimineli ose i ngjashmi i tij, do të të vij  në prag, për të kryer të njëjtin veprim vrastar. Atëhere po, atëhere do nxitosh të shkosh në polici a në prokurori për të denoncuar krimin.  Ai krim,  ai përdhunim ajo vjedhje, mund të parandalohej dje, e mund të parandalohet nesër, në se ti, unë dhe gjithë shoqëria,  nuk heshtim para tyre.

Populli thot: ai zjarr që ka rënë tek fqinji, në mos sot, nesër do të djeg edhe shtëpinë tënde, prandaj nxito që bashkë me të ,ta shuani xjarrin !

Ne, si shoqëri, lipset të braktisim heshtjen që të shpëtojmë nga të këqijat. Kush është me moshë mbi 40 vjeç. është edukuar të reagoj ndaj të keqes dhe ndaj keqbërësve. Dhe kemi bërë mire! Jemi duke i bërë keq vetes, kur heshtim, kur nuk denoncojmë rastin që shohim apo dëgjojmë. Rëndom , në këto raste, thuhet, : ka polici në komunitet, ka kamera nëpër objekte bisnesi , ka…., do bëhem spiun unë? Etj, etj.   

Po mor mik:  ka e ç’nuk ka! Sot teknologjia ka ecur e po ecën shumë shpejt, por bankat ende vidhen, bandat luftojnë e vriten me njëri-tjetrin, fëmijtë tanë abuzohen e përdhunohen,  por u shpëtojne kamerave të sigurisë, u shpëtojnë policëve, u shpëtojnë hetuesve.

Unë gjykoj se syrit tonë biologjik, nuk mund t’i shpëtoj askush!.  Prandaj lypset të bashkojmë forcat tona ,  syrin tonë me ato të policisë, të hetuesisë dhe me ato të kamerave të sigurisë, që të mund të parandalojmë çdo të keqe që i kanoset shoqërisë sonë./// Sarandë më 11.07.2020///

error: