Nga Pirro NAÇI
Një sllogan i viteve më parë i Bashkisë së Sarandës për të promovuar turizmin…Kësaj ftese i janë bashkuar përveç turistëve edhe qeveritarët… Edhe ata hodhën ‘’spirancën’’ e tyre në Sarandë, por me më shumë fjalë se sa me vepra. Fjalë pa bereqet, pa një busull të qartë dhe të studjuar për Sarandën dhe turizmin, qeveritarët vazhdojnë të luajnë akoma edhe sot me ‘’kasetën’’ e tyre.
Saranda me kushtet klimaterike, me rivjerën e mahnitëshme, me investimet nga sektori privat, me pasuritë e shumta kulturore, i dha mundësinë çdo qeverisjeje, si të djathtës ashtu edhe të majtës, për të ngritur ‘’velat’’ nga era evropiane e turizmit që frynte në këtë cep të Shqipërisë për ta çuar ‘’varkën’’ në destinacionin e duhur bashkëkohor. Çdo qeveri kishte mundësinë për ta bërë Sarandën promotorin e Turizmit dhe modelin e një qyteti që mund të kishte hedhur hapin e parë drejt modeleve Europiane të zhvillimit ..Ndoshta këtë gjë mund ta kishin bërë edhe përfaqësuesit e diplomacisë Europiane në Tiranë për ta nxitur me grande, programe, mbështetje njerëzore për Turizmin që do të ishte një shkollë për gjithë Bashkitë e tjera në rrugëtimin e zhvillimit drejt së ardhmes…. Të kuptohemi jo se nuk janë bërë përpjekje apo vepra dhe se nuk ka patur zhvillim…por ky zhvillim ka qënë i cunguar, pa një imagjinatë bashkëkohore dhe pa një perspektivë të qartë…
Një zhvillim i brishtë… dhe i vonuar. Korfuzin e kemi në prag të derës. Një shembull tipik i modernizmit turistik në këtë 40 vitet e fundit në Greqi por edhe në Europë. Saranda dhe Ksamili nuk kanë asgjë më pak se Korfuzi, madje kanë shumë më shumë… Por është ajo që tha sot Kryeministri në Sarandë…’’se nuk i kemi trajtuar me të gjithë forcën’’ … Ndoshta i shkau… Ose i beson asaj tjetrës që tha se:- ‘’Hallin që nuk ma zgjidh të paktën ma qaj’’. Sot në Sarandë përveç ‘’Falënderimeve’’ ‘’qavën’’ edhe hallet e atyre gjërave që nuk kanë bërë por jam i sigurtë edhe të atyre që nuk do të bëjnë dot… Vepra dhe jo fjalë kërkon Saranda.///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.