SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Hidhet nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, humb jetën 52-vjeçari

 Një ngjarje e rëndë ndodhi më mëngjesin e kësaj të diele (1 nëntor) në kryeqytet.

Një pacient 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) e për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në orën 03:10. 52-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja ishte shtruar prej 1 jave në spitalin Shefqet Ndroqi dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID.

Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.

Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme.//Shqiptarja///

error: