– Një ngjarje e rëndë ndodhi më mëngjesin e kësaj të diele (1 nëntor) në kryeqytet.
Një pacient 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) e për pasojë ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ndodhi në orën 03:10. 52-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja ishte shtruar prej 1 jave në spitalin Shefqet Ndroqi dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID.
Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.
Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme.//Shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI