SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

HIMARE-2 të arrestuar dhe 2 në kërkim (njeri nga Saranda)me akuzën se favorizuan me heshtje ndërtimet e paligjshme.

2 persona të arrestuar dhe 2 te tjere në kërkim me akzuen se favorizuan me heshtje ndërtimet e paligjshme në Himarë.Ky eshte bilançi I goditjes se fundit te policise.

Sipas policise dy personat 35 dhe 30 vjeç,  u prangosen pasi  shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve, vihen

Policia tha se I arrestuari i pare 35 vjeç, banues në Himarë, ishte me detyre  kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë; Po keshtu edhe iarrestuari me burg  30 vjeç eshte , banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Policia beri te ditur se jane shpallur ne kerkim edhe 2 inspektore pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë /perkatesisht njeri  36 vjeç banues në Sarandë dhe tjetri  53 vjeç, banues në Himarë.

Urdheri per ndalimin e tyre  nga ana e prokurorise se Rrethit Gjyqësor Vlorë eshte bere, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Mesohet se materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë se Vlorës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.//SARANDANEWS.AL///

error: