Pasaportë jeshile, formularë dhe certifikata, në funksion të pushimeve verore këtë vit, përveç valixheve, do të duhet të përgatisim edhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të vizituar vendet e huaja.
Greqi
Për të hyrë në vend, duhet të keni përfunduar ciklin e vaksinimit prej të paktën 14 ditësh ose të keni një rezultat negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë para hyrjes ose, ndryshe, të paraqisni një certifikatë shërimi në nëntë muajt e fundit. Legjislacioni zbatohet gjithashtu për të miturit mbi moshën pesë vjeç.
Është gjithashtu e detyrueshme të plotësoni një formular që ofron informacion mbi vendin e origjinës, kohëzgjatjen e qëndrimit të mëparshëm dhe adresën e qëndrimit në Greqi
Itali
Përveç certifikatës ose tamponit negativ, në Sardenjë, kërkohet regjistrimi i turistëve që mbërrijnë në ishull përmes një formulari në internet.
SHBA
Hyrja në vend është e ndaluar për udhëtarët, të cilët, në 14 ditët e mëparshme, kanë qenë në një vend të zonës Shengen (përfshirë Italinë), në BM, Irlandë, Brazil, Afrikë të Jugut, Kinë ose Iran.///ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI