3 turistë kane humbur rrugen ne Kanionin e Gjipesë ne afersi te fshatit Iliaz te Bashkise Himare.Por policia ka bere cdo perpjekje qe ne bashkepunim me FNSH-n e Fierit, te okalizoje vendi ku ndodheshin turistet.
Policia vuri ne dukje se ” Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni. Njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, për gjetjen e tyre.
Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi që ka patur lendime në kembë ka marrë ndihmën mjeksore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore